×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini thotë se Kurti deshi të vendosë autoritet të plotë në Qeveri dhe ta ulë LDK’në

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, rrëzimin e Qeverisë e ka quajtur kalkulim të kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.

    Sipas tij, me shkarkimin e Agim Veliut, Kurti duhet ta ketë llogaritur një situatë të tillë, ndërkaq arsyet pse ai mund të ketë dashur ta rrëzojë Qeverinë e tij, ai thotë se nuk i di.

    Gjini tutje ka shtuar se Kurti ka dashur të vendosë autoritet të plotë në Qeveri, ta ulë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ta shkarkojë Veliun.

    “Betejat politike nuk janë ndalur askund në botë. Politika nuk ndalet për shkak se nuk ka logjikë me u ndalë. Te rënia e Qeverisë, unë besoj që Kurti ose nuk ka qenë i aftë të bëjë kalkulime politike kur e ka shkarkuar Veliun, ose e ka bërë me vetëdije të plotë. Nëse ka kalkuluar saktë, atëherë e ka marrë atë çka ka dashur, nëse ka gabuar atëherë i ka bartë pasojat. Ai ka dashur edhe të vendosë autoritetin e plotë në qeveri, ta ulë LDK e ta shkarkojë Veliun”, ka thënë ai, në Deskun e Kohës.

    Ai ka thënë se “shkrepësja” e rrëzimit të Qeverisë ishte shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.Sipas tij, i pari i Qeverisë në detyrë me shkarkimin e Veliut, ose ka dashur të shkaktojë krizë të brendshme ose ta rrëzojë Qeverinë.

    “Në çdo konflikt ekziston diçka që e ndezë situatën. Ndezja ka qenë shkarkimi i Veliut. Unë e kam ditë që atë moment që është shkarkuar Veliu, ajo qeveri do të prishet. Kurti e ka ditur se kjo do të ndodhte. Mundet me pas shumë arsye pse Kurti e ka shkarkuar Veliun dhe e ka prishur Qeverinë. Kjo është shkrepësja e rënies së qeverisë. Kurti është dashur ta dijë që këtë kohë nuk është dashur të bie qeveria. Ose ka dashur të shkaktojë krizë ose me rënë qeveria”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.