×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gjini: Nuk kemi biseduar për dalje nga koalicioni, jemi parti serioze

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot është mbledhur në selinë e kësaj partie, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë këtu edhe mundësinë për dalje nga koalicioni qeverisë, raporton Front Online.

    “Tema e vetme e diskutimit ka qenë procesi i dialogut, tha nënkryetari i AAK-së Adrian Gjini duke shtuar se sot nuk është diskutuar për dalje nga koalicioni.

    “Do të ketë raund tjetër në Bruksel dhe dje ka qenë një takim I një formati tjetër. Aleanca nuk ka diskutuar sot për dalje edhe pse ka pasur anëtar që kanë menduar që nëse dialogu nuk prodhon rezultate të cilat ne I presim edhe mund të ketë veprime të tilla. Sot nuk është diskutuar për dalje dhe nëse ka dicka që është problem atëherë është shkaku I dialogut”, ka thënë Gjini.

    Nënkryetari I AAK-së, theksoi se partia ku bën pjesë ai është serioze dhe e përkushtuar për arritjen e marrëveshjeve të mira për Kosovën, ka thënë ndër të tjera Gjini, raporton Front Online.

    “Këto cështje janë ato që fola deri më tash. Ne jemi në koalicion qeverisës, por jemi edhe një parti serioze e cila është e përfshirë në dialog dhe që përfshihet në procese në të cilat Kosova nuk mundet që të kalojë dy herë. Marrëveshjet që ndodhin nuk mund të kenë përsëritje dhe serioziteti duhet të jetë maksimal”, ka thënë ai. /Front Online.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/319924782400508/?v=319924782400508&notif_id=1599564280266271&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.