×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Nëse Serbia mbetet palë për Ujmanin rishikojmë qëndrimin në Qeveri

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Nënkryetar i AAK-së, Ardian Gjini, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka thënë se nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje për Ujmanin atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të rishikojë qëndrimin e saj në Qeveri.

    “Sot Aleanca ka mbajte takim, tema e vetme ka qenë dialogu. Ne përshëndesim të arriturat qe i kemi para vetes. Sidoqoftë ne mendojmë se dialogun si proces duhet ta shohim edhe njëherë. Aleanca do të insistojë që disa detaje, disa elemente qenësore të dialogut të shihen edhe një herë. Për çka do të kemi edhe takime të tjera. Aleanca edhe Haradinaj mendojnë se duhet ta shohim procesin e dialogut, por ju e dini që do të kemi edhe faza të tjera dhe Kosova duhet të përgatitet edhe për faza tjera”, tha Gjini.

    Sipas tij nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje bashkë me ne për Ujmanin, atëherë AAK-ja menjëherë e rishikon qëndrimin e vet në Qeveri .

    “Kryetari Haradinaj ka tregu që nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje bashkë me ne për Ujmanin, atëherë AAK-ja menjëherë e rishikon qëndrimin e vet në Qeveri edhe nuk do ta mbështetë një marrëveshje të tillë”, ka thënë Gjini.

    Për AAK-në është e pranueshme marrëveshja me SHBA-në, por jo tripalëshe ku përfshihet edhe Serbia.

    “Kryetari Haradinaj ka insistuar se për Ujmanin mund të kemi marrëveshje bilaterale me SHBA-në, por nuk mund të kemi marrëveshje tripalëshe ashtu që për çfarëdo vendimi për Ujmanin ne ta pyesim edhe Serbinë. Kjo pikë nuk mundet me mbet ashtu siç është”, ka thënë Gjini.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/319924782400508/

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.