×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Do të shqyrtohet edhe me partnerët e koalicionit mundësia që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka deklaruar se Ramush Haradinaj do ta shqyrtojë me partnerët e koalicionit mundësinë që ai të jetë kandidat për presidnet, pasi ka zëra brenda Këshillit të AAK-së, që pikërisht kreu i kësaj partie të jetë kandidat për president të vendit.

    Gjini tha se gjatë mbledhjes së kryesisë, kanë diskutuar në lidhje me këtë dhe shpresojnë se partitë politike do të gjejnë një rrugë që të zgjedhin presidentin e vendit, pa shkuar në zgjedhje.

    “E kemi diskutuar gjatë çështjen e qeverisjes. Ne mendojmë se mund të ketë rrethana të reja, sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Po e them këtë për shkak se edhe nëse nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës për presidentin Thaçi, që ne të gjithë kemi shpresuar se nuk do të konfirmohet ajo aktakuzë, ne prapë se prapë për disa muaj duhet të ketë zgjedhje të presidentit. Aleanca nuk mendon se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, për shkak se nuk do të arrihet të zgjedhet presidenti. Shpresojmë se partitë politike do ta gjejnë rrugën për me zgjedh presidentin e ri të vendit. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për President. Këto çështje do t’i shqyrtojmë. Do t’i shqyrtoj edhe kryetari Haradinaj edhe me partnerët e koalicionit”, tha Gjini.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.