×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan pranon donacion nga bashkatdhetarët

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Shkolla e Mesme e Gjimnazit Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka pranuar sot një donacion me mjete të konkretizimit nga bashkatdhetarët Agon edhe Isuf Behluli, të cilët këtë hap e ndërmorën në kuadër të krijimit të kushteve më të mira të mësimdhënies në shkencat shoqërore.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Gjilanit, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, falënderoi donatorët për ketë mbështetje në kohë pandemie, ku këto mjete konkretizimi do të krijojnë kushte më të mira në mësimxënie për nxënësit e kësaj shkolle.

    “Tavolinat e punës, karriget, pajisje të ndryshme teknologjike, laptopë, projektorë, kompjuterë dhe mjetet e tjera të konkretizimit, janë vetëm disa nga mjetet që sot e pasurojnë gjimnazin shoqëror dhe mësimnxënien. Ky donacion i cili është ndërmjetësuar nga sekretari Reshat Behluli, është një dëshmi e mirë se çfarë përkushtimi në punë të personelit të shkollës. Në bazë të asaj që kanë deklaruar Agoni dhe Isufi, ky është kontigjenti i parë, sepse në të ardhmen kemi premtimet që do të marrim edhe donacione të tjera të kësaj fushe”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

    Ndërsa, në emër të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, ka folur drejtori Sami Hoxha, i cili, ka konfirmuar se me këto mjete do të ndryshojë edhe shkolla edhe cilësia në mësim.

    “Ky donacion na jep shpresë që edhe ne të ecim përpara në hap me teknologjinë dhe metodat e punës në fushën e arsimit. Ne kemi nevojë për mjete të konkretizimit, por edhe për donacione të tjera, sepse investimi në arsim është investim në qëndrueshmëri dhe ardhmëri i qëndrueshme e nxënësve tanë”, ka thënë mes tjerash, drejtori Hoxha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.