×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani punon rreth masave lehtësuese për sektorin e ekonomisë pas 4 majit

    FrontOnline
    02 Maj 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë ka folur rreth angazhimit që është duke u bërë në të gjitha institucionet që të mos ketë raste të reja me Covid-19 dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se është duke punuar ekipi komunal për krijimin e lehtësirave dhe fillimin e punës në disa sektorë ekonomik në Gjilan.

    “Edhe në ditën e 51 të përballjes me Covid-19, gjendja është e qetë dhe nën kontroll deri në këto momente. Gjilani ka testuar mbi 600 raste këto ditët e fundit dhe të gjitha janë negative. Edhe më tutje kemi numrin total të të prekurve në 51 raste, 26 janë shëruar plotësisht, tre janë hospitalizuar në QKUK, 20 persona janë në vetizolim dhe fatkeqësisht dy raste janë të vdekura”, ka pohuar Haziri, shkruan Klan Kosova.

    Shqetësim tjetër në këtë faze, sipas kryetarit Haziri kanë qenë zjarret në male, që janë iniciuar nga individë të pandërgjegjshëm dhe është kërkuar këtu që përpos zjarrfikësve të japin mbështetje edhe organet e rendit dhe të drejtësisë në ruajtjen e pasurisë së përbashkët.

    Në skemën e mbështetjes me pako sociale, kryetari ka njoftuar se janë ndihmuar mbi tre mijë familje dhe mbështetja është realizuar në faza të ndryshme.

    “Falë mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve, bizneseve, bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë, janë bashkuar me ne për të ndihmuar dhe kemi arritur ta menaxhojmë situatën edhe në rrafshin social. Pakot ushqimore, higjienike e asistencës me barna, kemi arritur që numri të shkojë në mbi tre mijë familje dhe sofra e askujt në këtë fazë nuk ka qenë pa bukë”, ka thënë kryetari Haziri.

    Pakoja e masave lehtësuese të Qeverisë së Kosovës, kryetari Haziri ka thënë se është duke u trajtuar nga ekipi komunal dhe të hënën do të dalim me detaje.

    “Masat do të vazhdojnë edhe më tutje. Lehtësira do të ketë në sektorin e ekonomisë. Hapja do të jetë graduale dhe në bazë të vlerësimeve dhe me koordinim të plotë ndër-institucional. Kontrolli i lëvizjes do të vazhdojë edhe më tutje, për përdorimin e masave mbrojtëse, respektimin e distancës, mos daljen pa nevojë dhe masave të tjera, mirëpo detajisht do të njoftohen të gjithë qytetarët deri të hënën”, ka shtuar i pari i Gjilanit.

    Haziri njfoti gjithashtu se së bashku me qeverinë janë duke punuar që në sektorin e hotelerisë, përpos angazhimit për mospërhapje të virusit, do të punohet strikt edhe në ndalimin e pirjes së duhanit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.