×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani nga e hëna do të hapë çerdhet dhe fitneset

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar sot për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që kryetari Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat antiCovid-19, në të kundërtën paralajmëroi ashpërsimin e tyre.

    I pari i Komunës së Gjilanit tha se sot janë edhe tetë raste të reja me COVID-19 në Gjilan dhe disa raste që janë shëruar për gjatë 48 orëve të fundit.

    “Tani kemi 153 raste aktive me Covid-19, prej të cilëve 38 janë të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa nuk kemi qytetarë tanë që janë të shtruar në QKUK apo klinika tjera. Ju lutem ruajeni veten, familjen dhe të tjerët, në mënyrë që të mos na detyroni t’i shtrëngojmë masat. Rritja e numrit të të infektuarve dhe i rasteve të vdekjes do të na detyrojë t’i shtrëngojmë masat”, ka thënë kryetari Haziri.

    Ai megjithatë paralajmëroi lehtësim të masave duke përmendur faktin që nga e hëna do të fillohet me hapjen e çerdheve, fitneseve, sporteve edukuese.

    “Ne, të hënën po planifikojmë t’i hapim çerdhet. Ende nuk kemi konfirmim se cilat çerdhe në çfarë kohe, por në kuadër të lehtësimit të masave i ftoj menaxhmentin e çerdheve, edhe publike edhe private, që të përgatiten, ne do t’i hapim çerdhet, sallat e sportit edukues, fitneset…”, ka thënë Haziri duke shtuar se për klubet e futbollit Gjilani e Drita, do të krijojnë kushte të veçanta për përgatitje pasi ato klube do të përfaqësojnë vendin në Evropë.

    Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse për shkelje të masave të Covid, mos respektim të orarit, siç ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ ku qytetarët kanë bashkëpunuar dhe organet përkatëse kanë reaguar.

    “Nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ. Nuk lejohen tubime, mitingje, ahengje e organizime, sepse na detyron masa për shpërndarje”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.