×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përurohet pika e UÇK-së së Jezercit në parkun memorial të UÇK-së në Ferizaj

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Përurohet pika e UÇK-së së Jezercit në parkun memorial të UÇK-së në Ferizaj

    Në Komunën e Ferizajt sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të UÇK-së, ku në nderim të kësaj dite është bërë përurimi i pikës 6 të UÇK-së në Jezerc në kuadër të parkut memorial të UÇK-së.

    Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se në këtë dite po nderohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

    Sa i përket Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc, Aliu tha se do të shërbejë që gjeneratat e reja të mos e harrojnë të kaluarën e UÇK-së.

    Aliu: Përulemi dhe ndjejmë respekt për dëshmorët dhe heronjët

     

    “Secili nga qytetarët sot e ndjenë vogëlsinë e tij para veprës madhore të ushtarëve të UÇK-së, e në mënyrë të veçantë ndaj dëshmorëve dhe heronjve të kombit. Pra, është kjo sot dita ku ne me emocion por edhe me përulje kujtojmë veprën heroike të dëshmorëve e të heronjëve tanë. Ne jemi një komb i vogël por që vazhdueshëm në të gjitha etapat dhe proceset historike kemi dhënë dhe kemi pasur bij dhe bija të cilët i kanë dal zot vendit të tyre. Por, pa dyshim se dalzotësit më të mëdhënjë kanë qenë ata që janë rreshtuar në tri shkronjat e arta të UÇK-së dhe sigurisht në këto tri shkronja të arta të UÇK-së kanë dhënë jetën shumë heronjë dhe dëshmorë që jo vetëm sot këtu në Jezerc po gjithandej territorit të Republikës së Kosovës përulemi dhe e ndjejmë respektin ndaj tyre”, tha ai.

    I pari i Ferizajt tha se edhe pas 22 vitesh asgjë nuk e ka zbehur dhe nuk do ta zbehë luftën heroike të UÇK-së.

    Aliu: Asgjë nuk e ka zbehur dhe nuk do ta zbehë luftën heroike të UÇK-së

     

    “Tashmë kanë kaluar 22 vite, por asgjë nuk e ka zbehur dhe nuk do ta zbehë luftën heroike të UÇK-së. Përkundrazi çdo ditë çdo javë çdo muaj, e çdo vit i kaluar vetëm sa e ka madhështuar dhe do e madhështojë edhe më shumë jo vetëm veprën heroike të dëshmorëve e te heronjëve, por edhe luftën e bashkëqytetarëve tanë të cilët sot shyqyr Zotit i kemi në mesin tonë. Kjo që po e bëjmë ne sot këtu me inaugurimin e pikës 6 flet më së miri për përkushtimin e institucionit në këtë rast të Komunës së Ferizajt që krahas përjetësisë dhe lavdisë së heronjëve dhe dëshmorëve ne kemi bërë një projekt që është unik në gjithë Kosovën, është një trashëgimi për gjeneratat që vijnë”, tha ai.

    Ndërsa, Luan Jahiri nga OVL e UÇK-së, tha se në Parkun Memorial të UÇK-së në Jezerc po shënohet historia e luftës së UÇK-së.

    Jahiri: Jemi krenarë që respektohen meritat që kemi

     

    “Është ajo që pas 22 vitesh po shënjezojmë një vend, një monument që është pjesë e parkut memorial të UÇK-së në Ferizaj…Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës jemi krenarë në përgjithësi që respektohen meritat që i kemi”, tha ai.

    Përurimin e pikës 6 të UÇK-së në Jezerc në kuadër të Parkut Memorial të UÇK-së e quan ngjarje të jashtëzakonshme Daut Ilazi, zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes.

    Ilazi: 22 vjet më parë këtu është zhvilluar një ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së

     

    “Sot 22 vjet më parë këtu është zhvilluar një ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së. Jemi tek pika 6 e UÇK-së në Zonën e Nerodimes, këtu janë zhvilluar luftime që nga 20 shtatori deri me 28 shtator, me 28 ka qenë kulminacioni i ofensivës serbe, ku në këtë betejë kanë rënë dëshmorë të UÇK-së të cilët me gjakun e tyre janë bërë themel i lirisë të cilën po e gëzojmë sot. Ky përvjetor është në një mënyrë më i rëndësishëm po shoh që Komuna e Ferizajt ka investuar në rregullimin e pozicioneve të UÇK-së, me rregullimin e parkut për dëshmorët dhe lavdia iu takon dëshmorëve…Unë kam pasur fatin të jem në mesin e bashkëluftëtarëve të mijë këtu në pikën 6 edhe unë kam qenë i plagosur”, tha ai.

    Në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj janë bërë edhe homazhe tek varrezat e Dëshmorëve ne Ferizaj si dhe është mbajtur maratona e vrapimit 42 km – organizuar nga OVL – UÇK dega Ferizaj – pjesëmarrës veteranët dhe ushtarët e FSK-së.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    Lajme17 Maj 2025
    Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike. Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe...
    Lajme17 Maj 2025
    artistët e 20 vendeve që ishin në  listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.