×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania vendos masa më të ashpra për të frenuar COVID-19

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i festave të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Gjermania shtrëngon masat për të frenuar koronavirusin.

    Kancelarja Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve njoftuan se në kuadër të një sërë masash që synojnë të zvogëlojnë numrin e rasteve të koronavirusit në Gjermani do ta zgjasin ndalimin e organizimit të festave dhe të veprimtarive të mëdha publike deri vitin e ardhshëm.

    Kancelarja Angela Merkel theksoi pas video-konferencës se “në tërësi mund të themi me të drejtë se deri tani ne e kemi kaluar mirë këtë pandemi. Megjithatë ne shohim po ashtu se javët e fundit numri i infeksioneve është rritur”. Ne e marrim shumë seriozisht këtë rritje të numrit të infeksioneve gjatë muajve të verës, shtoi kancelarja.

    Masat e tjera përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik. Në lidhje me kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në festa private nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Në vend të kësaj Merkel dhe kryeministrat e landeve u kërkuan gjermanëve të “peshojnë në mënyrë kritike” për çdo rast të caktuar nëse festa private është “e domosdoshme” dhe “e justifikueshme”.

    Pushuesit dhe festuesit

    Takimi midis Merkel dhe kryeministrave të landeve u zhvillua në një kohë kur në Gjermani po shënohet një rritje serioze e rasteve të koronavirusit. Shifrat e përditshme të infeksioneve në Gjermani janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit.

    Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje të infektimeve konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe pushuesit që kthehen nga pushimet.

    Kjo shpjegon edhe një masë tjetër për të cilën u ra dakord në takim: fjala është për ndërprerjen e testimeve falas për koronavirusin të udhëtarëve që kthehen nga zona jo me rrezik. Tani rëndësi do t’u jepet rregullave të karantinës për personat që kthehen nga rajone me rrezik të lartë.

    Problem pakujdesia dhe shpërfillja e rregullave

    Zyrat e Shëndetit Publik thonë se problem është bërë edhe pakujdesia dhe shpërfillja e rregullavenga ata persona që nuk ndjekin masat e higjenës dhe të distancimit fizik. Kjo shpjegon edhe vendimin për gjobitjen në shkallë vendi të atyre që nuk mbajnë maskë. Më parë dënimet ishin shumë të ndryshme nga shteti në shtet.

    Merkel dhe kryeministrat e landeve theksuan se “mbulimi i gojës dhe hundës në mjedise të caktuara publike është i detyrueshëm dhe duhet të kontrollohet dhe sanksionohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e rendit publik”.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.