×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania përjashton mbylljen shkaku i COVID-19 gjatë dimrit

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se mund të shmanget një mbyllje e dytë gjatë dimrit, si mënyrë e mbajtjes nën kontroll të COVID-19, me gjithë numrin gjithnjë e më të madh të të infektuarve, raporton “The Guardian”, transmeton KOHA.

    Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.

    “Me siguri se s’do të na kërkohet kjo në gjithë vendin”, ka thënë ai duke shtuar se autoritetet rajonale mund të marrin masa vetë. “Ne mund të hyjmë në vjeshtë dhe dimër me besim”, ka deklaruar ai në një konferencë për media.

    Ai ka shtuar se qytetarët duhet t’iu përmbahen masave të higjienës e bartjes së maskës.

    “Jemi duke mësuar ku janë rreziqet më të mëdha, dhe fatkeqësisht janë kur shoqërohemi apo festojmë bashkë”, ka shtuar ai.

    Kancelarja Angela Merkel javën e shkuar kishte paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet gjatë dimrit. E vendosur të mbajë ekonominë e fuqishme dhe shkollat hapur, Merkel ishte pajtuar me liderët rajonalë që të mos lejojnë organizimin e ngjarjeve të mëdha deri në fund të vitit dhe ka shtrënguar masat për udhëtarët që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë.

    Virologu Christian Drosten, që këshillon qeverinë, ka thënë se shkurtimi i periudhës së karantimit në pesë ditë nga dy javë ka mundësi të bëhet realitet.

    Deri tash në Gjermani janë regjistruar 246 mijë të infektuar. 9320 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.