Rreth njëzet mijë protestues ishin në qendër të Berlinit në fillim të gushtit, duke u ankuar se masat anti-coronavirus, të tilla, si vendosja e maskës në fytyrë, shkelnin të drejtat dhe liritë e tyre.
Organizatorët e marshit, të cilët pretenduan se kanë mbështetjen e 1.3 milion njerëzve, vendosën të mbanin një protest tjetër nën flamurin “Rally for Freedom”. Por autoritetet e Berlinit tani e kanë ndaluar atë, raporton BBC.
Duke përshëndetur vendimin, senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel tha se marshuesit e 1 gushtit injoruan qëllimisht rregullat anti pandemi – distanca sociale dhe mbulimi i fytyrës, transmeton Telegrafi.
“Ky nuk është një vendim kundër lirisë së tubimit, por një vendim për t’u mbrojtur nga infektimi”, tha ai.
Pandemia e COVID-19 e Gjermanisë ka shkaktuar më pak viktima sesa në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, me 9.280 vdekje të regjistruara.
Por infeksionet janë rritur në javët e fundit dhe qeveria ka zgjatur ndalimin e hyrjes të qytetarëve të 160 vendeve jashtë BE-së deri më 14 shtator.

Të tjera
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023
-
21:18 | 08 Shkurt 2023