×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Coronavirus

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Gjermania i dhuroi Kosovës 6,000 teste për diagnostikimin e koronavirusit.

    Dorëzim-pranimi i testeve u bë në Prishtinë midis ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

    “Janë 6,000 teste PCR, që mendoj se do t’ju dalin në ndihmë në këtë fazë”, tha ambasadori gjerman, duke bërë thirrje për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

    “Ne mund t’ju mbështesim vetëm nëse ka veprime nga qeveria dhe populli. Secili duhet t’i respektojë rregullat që janë vendosur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Maska nuk është shenjë e dobësisë, por shenjë e respektimit të personit pranë jush”, tha Heldt.

    Ai kërkoi që edhe përfaqësuesit politikë të tregojnë unitet, duke vënë theksin mbi rëndësinë e “punës ekipore”.

    Ambasadori Heldt iu referua zhvillimeve të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku nuk pati kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, që do ta ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

    “Këto grante janë këtu për të ndihmuar rimëkëmbjen e Kosovës nga pasojat ekonomike, por edhe për të ndihmuar sistemin e shëndetësisë”, tha Heldt.

    Ministri i Shëndetësisë, Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur dhe e nevojshme për ngritjen e kapaciteteve për të luftuar koronavirusin.

    Zemaj tha se Kosova “qëndron mirë” me furnizimet me teste.

    Në javët e fundit, në Kosovë është rritur numri i të prekurve me koronavirus.

    Në dy ditët e fundit, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, janë regjistruar nga mbi 200 raste pozitive.

    Në total, Kosova ka konfirmuar 4,307 të infektuar me koronavirus.

    Prej tyre, 94 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,095 janë shëruar.

    Këtë javë, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri janë rikthyer masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00.

    Në këtë periudhë kohore iu ndalohet veprimtaria edhe bizneseve të gastronomisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.