×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania i dhuron 500 mijë euro donacion FSK-së

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit në pajisje mjekësore në vlerë të 500 mijë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Fillimisht ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadorin gjerman, Joern Rohde të cilin e uroi për detyrën e re dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

    Quni tha se “edhe donacioni që pranojmë sot është në vazhdën e ndihmës së madhe të Gjermanisë, ministrisë së saj të mbrojtjes dhe forcave gjermane për ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin në stadin aktual të ministrisë dhe forcave tona”.

    Ministri Quni vlerësoi lart edhe angazhimin e oficerëve dhe nënoficerëve gjerman në kuadër të ekipit të NALT nën lidershipin e gjeneralit Best i cili vazhdon traditën e paraardhësve tjerë me profesionalizëm dhe efektivitet të lartë.

    “Gjermania si vend mik yni, është njëri ndër partnerët tanë kryesor strategjik dhe se sukseset tona të deritashme, bashkë me partnerët tjerë, janë të arritura të përbashkëta”.

    Rohde, ritheksoi zotimin e Gjermanisë për vazhdimin e mbështetjes së FSK-së për të arritur objektivat e saj zhvillimorë dhe shprehu konfirmimin për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

    Pas takimit, ministri Quni dhe ambasadori Rohde, morën pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit me vlerë prej 500 mijë euro në Regjimentin e Mjekësisë, respektivisht Qendrën Mjekësore të FSK-së.

    Ambasadori gjerman gjatë ceremonisë tha se “është kënaqësi e veçantë që sot, gjatë vizitës time të parë në Ministrinë e Mbrojtjes, në emër të Qeverisë Gjermane, kam rastin të dorëzoj një donacion të madh me pajisje mjekësore. Ky donacion do t’i mundësoj Shërbimit Mjekësor të FSK-së për të ngritur gatishmërinë e FSK-së në mënyrë që ajo të arrijë të ashtuquajturin, kapacitet të “Rolit 1″ të NATO-s. Realizimi i këtij donacioni ka qenë një bashkëpunim gjermano-kosovar në mes të këshilltarëve gjermanë dhe ekspertëve mjekësorë të FSK-së”.

    Në fund, Quni shprehu rëndësinë që kanë këto pajisje për aftësimin e personelit tonë për të qenë të gatshëm gjithmonë për reagim dhe trajtim të ndërsjellë në operacione dhe shpëtimit të jetërave të qytetarëve. “Për çdo jetë të shpëtuar do të jemi krenar së bashku” theksoi në fund, ministri Quni.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama këtë të premte priti 47 liderë të lartë të Evropës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian në...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Në 26-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe politikanit Ukshin Hoti, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme,...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Ka nisur Samiti Politik Europian. I pari që mori fjalën është kryeministri Edi Rama. “Evropa është udhëtim dhe udhëtimi është bërë i...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani po përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë. Ajo ka thënë...
    Sport16 Maj 2025
    Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pa Barcelonën të shpallet kampione e La Ligës dhe fituese të Kupës së Mbretit, talenti...
    Lajme16 Maj 2025
    Mbi 100 shoferë motorësh janë gjobitur për një javë në Prizren, ndërsa janë sekuestruar edhe 35 motoçikleta. Kjo ka ardhur pas një...
    Lajme16 Maj 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e cila bie në juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural (MBPZHR) e cila...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.