Instituti gjerman i Epidemiologjisë dhe Mbikëqyrjes së Shëndetit ”Robert Koch” (RKI) ngriti alarmin për një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në vend që prej disa ditësh, sipas tij ”një burim i madh shqetësimi”.
“Zhvillimet e fundit të rasteve me COVID-19 janë një burim i madh shqetësimi për mua dhe për të gjihë ne në RKI”, konfirmoi Lothar Wieler, president i këtij instituti shëndetësor, në një konferencë shtypi.
”Udhëtarët që kthehen në Gjermani nga zona që aktualisht janë me rrezik të lartë për COVID-19 duhet të testohen në të ardhmen”, njoftoi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.