
Në Policinë e Kosovës është raportuar dje nga një dëshmitar se është gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në fshatin Goshicë të Vitisë.
Sipas njoftimit nga PK-ja, thuhet se dëshmitari, gjersa po pastronte oborrin e shtëpisë së pabanuar, kishte gjetur mjetin shpërthyes.
Pas sigurimit të vendit nga ana e njësitit policor, EOD të FSK-së dhe të KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit.