
Një person është gjetur i vdekur në fshatin Gorazhevc të Pejës.
Sipas raportit të Policisë, viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur të dielën në një livadh.
Ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.