Një 56-vjeçare është nxjerr sot pa shenja jete nga zona e liqenit akumulues të lumit Ibër në Mitrovicë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se viktima është nxjerr nga liqeni pa shenja jete.
“Sot rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” , ka konfirmuar Zahiti, për Express.