Në oborrin e burgut në Smrekonicës të Vushtrrisë është gjetur një sasi me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00. Dyshohet se kjo sasi është hedhur nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Kështu u bë e ditur në raportin i Policisë së Kosovës.
“Është raportuar se brenda oborrit të burgut është gjetur një sasi të vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë e cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.