×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Mitrovicën e Veriut

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Autoritetet e Kosovës konfirmuan se gjatë gërmimeve në brendësi të hapësirës së varrezave të komunitetit mysliman në Mitrovicë të Veriut të enjten janë gjetur mbetjet mortore të së paku një personi, që dyshohet se është viktimë e luftës së fundit në Kosovë.

    “Në rastin konkret janë duke u zhvarrosur mbetjet mortore të një viktime të luftës dhe pastaj sigurisht po flas për minimumin. Pastaj do të vazhdohet me ekzaminimin ligjor dhe varësisht prej ekzaminimeve përfshire edhe analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i individëve të zhvarrosur dhe identiteti i tyre”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

    Gara tha se në bazë të informatave të siguruara në të njëjtin vend dyshohet edhe për pesë raste të tjera.

    Ai ka shtuar se në vendin ku janë bërë gërmimet janë kthyer për të disatën herë në bazë të disa informacioneve të reja të marra nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komisionit të të pagjeturve në Serbi.

    “Në ditët në vijim do të kthehemi sërish në ketë lokacion varësisht prej punës që po e bëjmë në kuptimin e lokalizimit të rasteve”, u shpreh Gara.

    Autoritetet e Kosovës, vit pas viti që nga përfundimi i luftës kanë kryer gërmime në lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive.

    Ndryshe në Kosovë fati dhe vendndodhja e 1,643 personave të tjerë nuk dihen ende.

    Nga Rubrika
    Kronika23 Mars 2025
    Një vrasje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë. Raportohet se personi i vrarë është 18 vjeçari Ardit  Zymeri. Dorasi dyshohet se është...
    Kronika23 Mars 2025
    Një person është therur me thikë sonte në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi pasn jë përleshje. Këtë e...
    Kronika23 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nag të shtënat...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisw ka marrë vendim që të bëjë ndalesë të të importit të kafshëve të gjalla dhe produkteve të...
    Lajme24 Mars 2025
    Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çmimin e energjisë elektrike në Kosovë deri në 44...
    Sport24 Mars 2025
    Kombëtarja e Shqipërisë po avancon me rezultat 2-0 ndaj Andorrës pas 45 mintuave të parë në ‘Air Albania Stadium’. Ndeshja që po...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    Një plagosje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në lagjen Çelepias të Beratit. Sipas të...
    Lajme24 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2025
    34 persona fizik dhe 3 juridik deri më tani janë të përfshirë në dy hetimet e Prokurorisë në lidhje me tragjedinë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.