Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona si pasojë e Covid-19.
Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të një njoftimi për media.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njofim.