Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për Front Online që pandemia Covid-19, ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.
“Në këtë vit kalendarik kemi hyrë pa buxhet rezervë dhe pa rezerva shtetërore, dhe krejt kësaj i shtohet edhe fakti që falë poandemisë kemi rënie të të hyrave qoftë në Doganë, ATK e që e dëshmon më së miri që vërtetë sfidat do të jenë shumë të mëdha, e kur krejt kësaj i shtohet edhe fakti që remitancat që kanë qenë një ndër indikatorët e stabilitetit ekonomik dhe social në Kosovë janë në rënie”, ka thënë ai për Front Online.
Sipas Gërxhaliut, Kosova mund të përballet me pandemi ekonomike dhe sociale, si pasojë e Coronavirusit.
Si mund t’i tërhiqni paratë nga Trusti? Flasin deputetët dhe ekspertët
“Kjo vërtetë Kosovën e bjen para një sfide shumë të madhe dhe duhet që të pranohet se si pasojë e Coronavirusit Kosova do të ballafaqohet me pandeminë ekonomike dhe sociale. Ajo që është më shqetësuese është fakti që në vend që në këtë kohë të pandemisë të kemi një unitet politik që sfida të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mendohet më shumë për shtet se sa për pushtet, me siguri Kosova do të kishte qenë në një pozitë më të lakmuar”, ka thënë tutje ai.
Ndryshe, sipas ministres Bajrami kategoritë të cilat do të rimbursoheshin ishin këto: ata që kanë 10 mijë euro mjete të kursyera do të rimbursoheshin të gjithë, ata që kanë mbi 10 mijë, mund të rimbursoheshin deri në 50%, kurse ata që kanë mbi 20 mijë mjete të kursyera, mund të mos rimbursohen fare.
/Front Online/