×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Është koha që dora e shtetit të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit social

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Sekretari gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, Safet Gërxhaliu, ka thënë se është koha që dora e shtetit të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social dhe në funksion të proceseve përshpejtuese integruese.

    Ai ka deklaruar se emërues i përbashkët i të gjitha problemeve në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit.

    ”Në radhë të parë efektet e pandemisë do të jenë të pranishme në Kosovë, mirëpo vendi do të goditet në akseptin ekonomik dhe social. E gjithë këtë e rëndon edhe më tepër mosserioziteti politik në Kosovë. Kjo po na dëmton në aspektin intern dhe ekstern”.

    ”Në aspektin intern politikanët e kanë shndërruar parlamentin në shou, ku shumë më tepër mbrohen interesat politike dhe të grupeve të interesit sesa të shtetit, që po ndikojnë edhe në aspektin psikologjik te qytetarët. Në aspektin ekstern Kosova është duke e humbur kredibilitetin dhe mbështetjenndërkombëtare”.

    ”Kjo po dekurajon mbështetësit e pavarësisë së Kosovës duke ndikuar dhe në aspektin e investimeve të huaja direkte, si dhe ikjen e diasporësnga Kosova. Besoj se është momenti që lidershipi ynë të tregojë pjekuri politike, gjithashtu edhe deputetët të jenë në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të imazhit”.

    ”Nëse vazhdohet kështu, mund të themi se Kosova është më keq sesa para vitit 2008 dhe nuk duhet fajësuar qytetarët, por politikbërësit të cilët nuk e marrin këtë punë me seriozitet”, ka thënë ai për Epoka e Re.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.