×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gëlltisin gozhda, kikirik e fasule, drejtori flet për intervenimet që bëhen tek fëmijët në Klinikën e ORL-së

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Gëlltisin gozhda, kikirik e fasule, drejtori flet për intervenimet që bëhen tek fëmijët në Klinikën e ORL-së

    Në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, për shkak të gëlltitjes së trupave të huaj, shumë fëmijë drejtohen për trajtim urgjent në Klinikën e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Gozhda, kapëse metalike, fasule e kikirik, nxirren nga fëmijë të moshave të ndryshme në këtë klinikë.

    Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi, në një intervistë për Front Online, ka treguar për intervenimet më të vështira që po i kryejnë për heqjen e trupave të huaj nga fëmijët.

    Ai ka thënë se shumë fëmijë janë drejtuar për trajtim në këtë klinikë për shkak të rrezikut që kanë pasur pas gëlltitjes së gozhdave, fasuleve e kikirikëve.

    “Në Klinikën e ORL-së pothuajse çdo ditë shpëtohet jetë. Përfshirë moshat pediatrike, por edhe moshat e rritura. Kur flas për moshat pediatrike nënkuptojmë fëmijët që vijnë si raste shumë emergjente me aspirim të trupave të huaj. Fëmijët që kanë qenë në rrezik nga prania e kokrrës së falës, kikirikë, ose ndonjë trupi metalik si gozhdat e kapëset”, ka thënë ai.

    Në rast se fëmijët nuk drejtohen menjëherë për trajtim në këtë klinikë, jeta e tyre mund edhe të rrezikohet, pasi që sipas Thaçit, fasulet e kikirikët bymehen në organizëm, andaj edhe mund të bllokojnë mushkrit te fëmijët.

    “Kur kemi parasysh që disa trupa të huaj si kokrrat e fasules, pastaj farat e kikirikët që janë trupa të huaj që më shpejtë aspirojnë fëmijët e moshave pediatrike, këto në raport me organet e frymëmarrjes, kur ka lagështi, ato e rrisin vëllimin e tyre dhe bymehen në kontakt me lagështinë. Prandaj në çdo moment e rrezikojnë jetën”, ka treguar ai pwr Front Online.

    Për fat të mirë, Thaçi është shprehur se nga viti 2012, në Klinikën e ORL-së, asnjë fëmijë nuk ka vdekur pas gëlltitjes së trupave të huaj, ndonëse raste me fatalitet mund të ketë pasur jashtë klinikës.

    “Për fat në klinikën tonë nga viti 2012 nuk kemi vdekje brenda klinike nga trupat e huaj. Kemi raste që kanë ardhur deri në oborr të spitalit por që nuk kanë arritur të hyjnë brenda në klinikë për të marrë trajtimin tonë çoftë nga vonesat çoftë nga largësia që kanë pasur për të ardhur në Prishtinë”, ka thënë ai pwr Front Online.

    Rreth 4 mijë operacione kryhen brenda vitit në Klinikën e ORL-së

    Përveç intervenimeve në heqjen e trupave të huaj, mijëra raste në vit kërkojnë trajtim në Klinikën e ORL-së edhe për probleme tjera shëndetësore, sidomos për shkak të sëmundjeve të fytit.

    Drejtori i kësaj klinike ka bërë të ditur se para pandemisë, në këtë klinikë janë kryer deri në 25 operacione.

    Sipas tij, deri në 70 raste vetëm me kancer të laringut kërkojnë trajtim brenda vitit në klinikë.

    “Përafërsisht brenda vitit deri në 2 mijë operacione kryhen me anestezion total në klinikë. Diku po aq edhe me anestezion lokal. Rreth 20-25 raste brenda ditës operohen në klinikë”, ka thënë ai për Front Online.

    Përndryshe, ai ka treguar se janë të furnizuar edhe me aparatura të reja, me të cilat po funksionojnë më mirë.

    “Ne kur kemi hequr trupat e huaj, i kemi hequr me mjete primitive të cilat kanë qenë më të vjetra se sa unë. Prandaj pajisja që është bërë me instrumentarium dhe aparaturë nuk ka se si njeriu të mos ndihet mirë dhe mos të falënderoj ata të cilët kanë kontribuar për këtë”, ka shtuar ai.

    Reduktohen shërbimet shëndetësore në ORL

    Për shkak të pandemisë, edhe në Klinikën e ORL-së janë reduktuar shërbimet shëndetësore.

    Drejtori Thaçi ka treguar se kanë respektuar urdhëresat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, andaj edhe është bërë reduktimi i punëtorëve dhe i shërbimeve shëndetësore.

    Sipas tij, shërbimet emergjente nuk janë ndalur në asnjë moment.

    “Ne sikur edhe institucionet tjera, kemi respektuar urdhëresat e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë -së. Që nënkupton reduktim të punëtorëve, reduktim të punës operative, përfshirë mbylljen e ambulancave specialistike”, ka thënë ai për Front Online..

    Thaçi ka treguar se secili pacient që kërkon trajtim në këtë klinikë duhet edhe të testohet për virusin Covid.

    Ndërsa sipas tij, 20 punëtorë shëndetësor nga kjo klinikë janë infektuar me këtë virus.

    Nga 75 punëtorë që ka klinika e ORL-së, 20 kanë qenë të infektuar të cilët natyrisht ju kanë qëndruar urdhëresave dhe rekomandimeve të instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, duke u izoluar dhe duke u trajtuar”, ka thënë ai./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Njësia e Veçantë Hetimore e Policisë së Kosovës pas disa...
    Lajme28 Maj 2025
    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale zbarkuan dje në Ministrinë e Bujqësisë, si rezultat i nisjes së...
    Lajme28 Maj 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për përjashtimin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes...
    Lajme28 Maj 2025
    Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare...
    Lajme28 Maj 2025
    Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë. Sipas...
    Lajme28 Maj 2025
    Britania e Madhe pritet t’i kërkojë zyrtarisht Republikës së Kosovës që të pranojë migrantët që mbërrijnë ilegalisht në territorin britanik me varka...
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.