Zvicra e ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen ndaj Portugalisë në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Mbrëmë, Zvicra e shqiptarëve humbi 6:1 nga Portugalia për t’i dhënë fund aventurës në botëror, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri është pyetur për festimin e tij në fitoren 2:3 ndaj Serbisë ditë më parë.
“Thjesht kam bërë punën time. Kam shënuar gol, ishte hera e dytë”, tha Shaqiri për gazetarin serb pas ndeshjes.
Kur e kuptoi se pyetja është bërë nga një gazetar serb, Shaqiri përsëriti:
“Dy herë, dy herë miku im”, tha Shaqiri duke aluduar në dy golat ndaj Serbisë në dy botëror radhazi./FrontOnline/