×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari anglez: Kur Kurti ishte në burg, Vuçiq ishte ministër i inforimimit, kjo po ndikon në dialog

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Gazetari dhe publicisti anglez, Tim Judah ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

    Judah, në një prononcim për Tëvë1, e sheh si pozitive edhe faktin që Kurti dhe Vuçiq më në fund u ulën ne tavolinën e bisedimeve.

    “Është zhgënjyese që nuk u arrit ndonjë marrëveshje sot, por është ende herët të gjykojmë. E mira është se liderët u takuan pas një viti dhe tani të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, tha Judaj.

    Ai beson se raportet personale mes Kurtit dhe Vuçiqit po ndikojnë negativisht në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ishte një fazë kur dialogu po shkonte mirë, por tani duket se ka ngecur. Duket qartë se raportet mes Kurtit dhe Vuçiqit janë shumë të ftohta sepse kjo ka të bëjë me të kaluarën e tyre. Historia tregon se kur Vuçiq ishte ministër i informimit, Kurti ishte i burgosur politik, dhe kjo natyrisht që ndikon në dialog. Ndërsa me Thaçin dialogu kishte progres, sepse ai me Vuçiq pavarësisht dallimeve nga e kaluara e tyre e gjenin gjuhën e përbashkët në negociata”, u shpreh Judah.

    Ai ka folur edhe për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Anglezi thotë se askush nuk e kupton se për çfarë asociacioni po bëhet fjalë, prandaj edhe paraqet problem.

    “Kosova e ka pranuar asociacionin, por problemi qëndron se ne nuk po e dimë se çfarë është ky asociacion. A është një NGO? A ka fuqi ekzekutive? Apo është një Republika Srpska? Këto dallojnë me njëra tjetrën. Akoma nuk po shoh vullnet politik nga palët që problemi të zgjidhet”, shtoi Judah.

    Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, ka deklaruar se çështja e normalizimit të plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është e vendosur lartë në agjendën e tij.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.