Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë pas Lionel Messit, pasi të dy shënuan në fitoren 5-1 ndaj Real Betisit në Copa del Rey.
Gavi shënoi golin e parë për Barçën, ndërsa Lamine realizoi golin e fundit në këtë fitore të dominueshme në Montjuic, pas triumfit të Barcelonës në Superkupën e Spanjës kundër Real Madrid.
Pavarësisht se Gavi ka vazhduar të përmirësohet pas një dëmtimi të rëndë në ligamentet kryesore që e la jashtë fushave për gati një vit, Lamine dha një performancë të veçantë.
Kur u pyet nëse Lamine është lojtari më i mirë në botë, Gavi u përgjigj: “Për mua, ai është më i miri, pas Messit”.
Ai shtoi se krahasimi i Lamine me Messin është i panevojshëm, pasi Messi është “unik,” ashtu si Xavi, Iniesta dhe Busquets. “Duhet të bëjmë rrugën tonë”, theksoi ai.