SHBA vazhdon të ketë numër të madh të infeksioneve me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 54,953 raste të reja të koronavirusit dhe 470 vdekje të reja të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Të paktën 4,233,923 raste të Covid-19 tani janë raportuar në SHBA, duke përfshirë të paktën 146.935 vdekje të lidhura.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.