×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës, paralajmërojnë veprime

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Shoqata e Gastronomëve përmes një postimi në facebook bëri thirrje ndaj institucioneve të aprovojnë kërkesat e tyre për orarin e funksionimit të sektorit të gastronomisë, pra zgjatjes së orarit të punës deri në mesnatë.

    Gastronomët kanë kërkuar që me prioritet të mirren kërkesat e tyre, por deri më tani sipas tyre ato nuk janë trajtuar siç duhet.

    Ata kanë paralajmëruar se nesër do bëhen të ditura aktivitetet e ardhshme të tyre.

    Ky është postimi i tyre i plotë:

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës iu bën thirrje urgjente institucioneve publike të Republikës së Kosovës që të aprovojnë kërkesat e saj, tashmë të njohura për publikun, lidhur me orarin e funksionimin të subjekteve të shërbimeve të Gastronomisë dhe lidhur me zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre deri në orën 12:00 në mesnatë.Përveç Peticionit të përpiluar më dt. 01/09/2020 dhe Kërkesës lidhur me shfuqizimin e pikave 2 dhe 18 të Vendimit nr. 01/17 të parashtruar më dt. 09/09/2020 e të protokoluara nga Zyra e Kryeministrit, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

    SHGK ka kërkuar në secilin takim zyrtar dhe jozyrtar që ka realizuar, që me prioritet të lartë të merren kërkesat e saj, mirëpo deri më tani asnjë nga to nuk është trajtuar siç duhet.Andaj, lidhur me shqetësimet që ka sektori i gastronomisë sa i përket gjendjes aktuale në të gjithë vendin, SHGK gjithmonë do ti dëgjojë ato dhe do ti dalë në mbrojtje, sa herë që e kërkon nevoja apo urgjenca në rastin konkret.Në kuptim të aktiviteteve të ardhshme për të cilat do të vendoset që të aplikohen, bëhet e ditur nesër pas Mbledhjes së Jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, në Kuvendin e Anëtarëve të Shoqatës, duke ju siguruar se ato gjithmonë do të jenë demokratike dhe në frekuencë të njëjtë me veprimet apo mosveprimet e pushtetit.SHGK

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.