
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, është deklaruar pas takimit të deputetëve me mandatarin për kryeministër Avdullah Hotin, raporton “Front Online”.
Në këtë takim ku u prezantuar programi qeverisës, nuk mori pjesë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Gashi ka folur edhe për realizimin e disa projekteve që janë pjesë e marrëveshjes me partnerët e koalicionit.
Ndonëse ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit ishte një ndër kërkesat kryesore për hyrje në koalicion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gashi ka theksuar se disa projekte madhore janë pezulluar, përfshirë këtu edhe ndërtimin e kësaj autostrade.
“Projektet madhore infrastrukturore nuk janë prioritet e para të kësaj Qeverie. Prioritet e kësaj Qeverie do të jenë lufta e Covid – 19, përballimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Projektet madhore do të shikohen me mundësi të financimit të jashtëm. Ajo do të mbetet pezull përderisa nuk e kemi të qartë se si do të shkojë ekonomia. Jemi të harmonizuar me partnerë për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Gashi. /Front Online