
Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, po përballet me pasojat e deklaratës së tij që tha për afro-amerikanët se “nuk janë të zinj” nëse ata edhe sikur vetëm e vënë në konsideratë votën për presidentin Donald Trump para tij.
Biden e bëri këtë gafë në një intervistë të premten me moderatorin e famshëm, Charlamagne Tha God, nikoqirin e emisionit që po ashtu është me ngjyrë, në lidhje me afrimin e tij me votuesit afro-amerikanë, njofton Klan Kosova.
Biden më vonë u pendua për komentin “arrogant”.
Votuesit me ngjyrë kanë qenë kyçë në kandidaturën e Biden.
Çfarë tha saktësisht Biden?
Gjatë intervistës 18 minutëshe, 77 vjeçari, vuri theksin te lidhjet e tij të gjata me këtë komunitet, duke përmendur fitoren e tij të madhe këtë vit në filloren presidenciale të Karolinës së Jugut, një shtet ku elektorati demokratik është më shumë se 60 për qind afrikano-amerikan.
“Unë fitova çdo qark. Mora numrin e votave më të madh që çdokush kishte, përfshirë edhe Barack”, tha ai për Barack Obaman, presidenti i parë afro-amerikan, që zgjodhi Biden si partnerin e garës.
Biden gjithashtu “garantoi” që disa gra me ngjyrë janë duke u konsideruar të shërbejnë si nënkryetare të tij.