×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushë-Kosova vendos që mësimin ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se mësimin do ta fillojnë në objektet shkollore më 1 shtator. Në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, Berisha ka theksuar se bazuar në vendimin e Qeverisë, iu përket komunave që të vendosin rreth procesit mësimor. Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë dhe se mësimi do të zhvillohet me orar të shkurtuar dhe pa pushim

    “Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, njoftoi të pranishmit se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që komunat janë kompetente për vlerësimin e mundësisë së fillimit të vitit të ri shkollor, ne si komunë, tha ai ‘kemi vendosur që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator 2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës. “Janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi mësimor të fillohet sipas modaliteteve të përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit. Muaji shtator dhe tetor sigurisht se do të jenë më të vështirë derisa të normalizohet procesi”, u tha më tej.

    Sipas të njëjtit njoftim, drejtori për Arsim, Islam Shabani, ka theksuar se do të punojnë shumë që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për një fillim të vështirë, por sipas tij, të domosdoshëm dhe të nevojshëm të procesit mësimor.

    “Mësimi do të fillojë në grupe sipas planit dinamik të hartuar, pastaj orari do të jetë i shkurtër dhe pa pushim. Si sfidë e shohim ndarjen e nxënësve nëpër grupe, krijimin e distancës, por më e vështira do të jetë transporti i nxënësve të shkollave të mesme nga fshatrat për në Fushë Kosovë ku shumica e nxënësve udhëtojnë me autobus. Si sfidë e shohim edhe zëvendësimin e arsimtarëve, por që në koordinim me Ministrinë e Arsimit, shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Lëndët kryesore do të jenë prioritet i zhvillimit të procesit mësimor”, është shprehur drejtori Islami.

    Në anën tjetër, drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera, e ka paraqiti një raport për situatën epidemiologjike në komunën e Fushë-Kosovës dhe raportin e fundit të infektuarve me Covid-19. Siç thuhet në njoftim, Maxhera ka deklaruar se edhe përkundër një rënie të numrit të infektuarve gjatë muajit gusht, gjendja nuk është e mirë.

    “Sa i përket fillimit të procesit mësimor Dr.Maxhera tha se kriter i vetëm për të filluar mësimin është respektimi i masave të dhëna nga IKSHPK. Në fund të takimit kryetari Berisha tha se në bazë të diskutimeve, si Shtab e vlerësojmë që procesi mësimor të fillojë më 1 shtator duke i dhënë liri të plotë veprimi Drejtorisë komunale të Arsimit dhe drejtorëve të të gjitha shkollave në komunën e Fushë-Kosovës”, thuhet në ndër të tjera në njoftim.

    Mësimi në objektet shkollore është ndërprerë në fillim të këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar edhe një vendim me të cilin motra e ministrit Xhelal Sveçla, Magbule Hyseni, është emëruar Zyrtare e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashpër gjendjen aktuale në vend, duke theksuar nevojën për një model të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin nga Azia Jugore të përbërë nga profesorë, studiues, anëtarë institutesh dhe...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se gjithçka që kanë bërë gjatë këtyre viteve ka qenë në bashkëpunim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se personaliteti i Rugovës në të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Kurti e ka falënderuar ambasadorin...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka testuar kapacitetet e ndërlidhjes në ushtrimin fushor të komunikimit “Sinjali 2”, në kuadër të ngritjes së...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.