Zyrtari i Nismës, Granit Shala e ka marrë detyrën e Asamblistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Shala përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ka bërë betimin, derisa është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve.Nisma kishte një ulëse në Kuvendin Komunal, të cilin deri më tani e kishte mbajtur Baton Dushi, e që muaj më parë e kishte braktisur Nismën për t’iu bashkuar PSD-së.
Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë të Shalës:
Si asambleisti më i votuar nga radhët e subjektit politik NISMA Socialdemokrate në Prishtinë, sot u betova para të pranishmëve. Unë do jem zëri i arsyes së qytetarëve, do jem afër të gjithë atyre që ballafaqohen çdo ditë me sfida të ndryshme në qytetin tonë të dashur,Prishtinë.
Zotohem që nga sot unë do të ngrisë çdo shqetësim tuajin, e që së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtor do tentojm që Prishtinës t’ia kthejmë shpresën!
#BashkëpërKryeqytetin
#NISMASocialdemokrateG.Shasamblist