×
  • Opinione
  • Opinione

    Front Online 1

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Portali “Front Online” sot feston ditëlindjen e parë.

    Një vit plotë sfida, sidomos gjysma e dytë e vitit të fundit për shkak të pandemisë COVID-19, na sprovoi në disa fronte, megjithatë falë angazhimit dhe profesionalizmit të gjithë stafit arritëm t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë, duke hyrë edhe më të fuqishëm në vitin e dytë.

    Gjithë ky angazhim në vitin e parë të punës padyshim se nuk ishte i lehtë, sidomos në rrethanat si u punua në gjashtë muajt e fundit për shkak të pandemisë.

    Shpesh themi se më e lehtë se të mbijetosh në një garë të ashpër mediale në vend do të ishte ngjitja në maje të “Everestit”, ndonëse kushtimisht të themi se edhe pse peshojmë nga 0.1 ton, shumica e punëtorëve (të gjinisë mashkullore), në sprovën mediale të “ngjitjes” shquhen për guxim e përkushtim. Prandaj, Fronti për një vit nuk arriti në Everest, por ishte një maje e Lubotenit, e cila u pa nga të gjitha anët.

    Para një viti ishim 5 veta që nisëm punën n’Front, përderisa tashmë jemi katërfishuar në staf.
    Kjo rritje e stafit padyshim se ka ndikuar edhe në rritjen e sasisë dhe cilësisë së lajmeve ditore dhe temave hulumtuese.

    Jemi të vetmit në tregun medial të vendit që monitorojmë procesin e prokurimit publik, proces ky që është pikë e zezë në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare si fusha më e korruptuar në Kosovë.

    Kemi raportuar për shumë parregullësi që i kemi hasur gjatë monitorimit të seancave të prokurimit, përfshirë këtu për dyshimet për “kurdisje” të tenderit 1.1 milionësh nga ish-ministri i Transportit nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, pasi që i njëjti po i përgatitej një kompanie të caktuar private që kishte lidhje me politikën, njëjtë siç kemi raportuar për “gjakderdhjen financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila udhëhiqej nga Arben Vitia i LVV-së, kur kontrata e nënshkruar për furnizim me material shpenzues për Koronavirus parashihte çmime astronomike të furnizimit.

    Raportuam gjerësisht edhe për keqpërdorimet me subvencione në Ministrinë e Inovacionit, e cila udhëhiqej nga ish-ministri i PDK-së, Besim Beqaj, por edhe për vendimin e Komunës së Istogut, e cila drejtohet nga nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, që kishte rekomanduar për kontratë kompaninë më të shtrenjtë 100%  se bizneset konkurrente.

    Së fundi raportuam se si kompania “Hidroterm”, pronë e ministrit të Ekonomisë nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqi, u shpërblye me tender në vlerë prej 5 milionë euro për ndërtimin e një objekti spitalor në Prizren.

    Këto nuk janë hulumtimet e vetme të publikuara për një vit në Front Online, por janë edhe dhjetëra të tjerë për institucionet shtetërore dhe bizneset private nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve publike, ku pas raportimeve tona është bllokuar tentativa për keqpërdorim, apo  janë duke u hetuar nga institucionet kompetente.

    Prej fillimit të këtij viti, sidomos pas shfaqjes së rasteve të para në botë me virusin COVID-19, kemi publikuar rreth 1000 infografika unike dhe profesionale, të cilat përmbajnë informacione të përgjithësuara, por edhe të detajuara rreth virusit vdekjeprurës, gjithnjë duke i respektuar standardet profesionale të raportimit gazetaresk.

    Si rezultat i punës së madhe të gjithë stafit dhe raportimeve profesionale, lexuesit tanë janë shumëfishuar në numër, siç janë shumëfishuar edhe ndjekësit e Front Online në “Facebook”, e cila faqe ka arritur rreth 135K ndjekës për një vit.

    Këto rezultate të punës, të dukshme dhe të vlerësuara, nuk na impresionojnë, pasi synimet tona janë shumë më të mëdha. Synime që nuk i arritëm në vitin e parë, shpresojmë të bëhen realitet në të dytin, kur planifikojmë të fillojmë edhe me produkte të reja mediale.

    Vazhdoni të qëndroni n’Front. Ju faleminderit!

     

     

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Opinione30 Nëntor 2023
    Nga Reinhard Bütikofer Fakti që njerëzit në BE janë të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mund të shihet nga kush po...
    Opinione29 Nëntor 2023
    Nga: Ilir Ikonomi Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të...
    Opinione28 Nëntor 2023
    Nga Bekim Çollaku: Gjykata Speciale e Kosovës, e vendosur në Hagë, është një institucion që vazhdon të prodhojë drama por edhe komedi...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Adri ka hedhur akuza kundrejt Blerandos, për një gjest të pahijshëm. Adri ka thënë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë, Blero dhe...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Buci thotë se “akoma s’ka asgjë mes tij dhe Santianës”, por kjo e fundit insiston se janë veç miq (VIDEO) Gjatë spektaklit...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Sonte në shtëpinë me të famshme ka hyrë e fejuara e Yllit Verona. Ajo do të takoj Yllin, ku do të tregoj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Detaje tronditëse u zbuluan sot për vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. Vrasja e saj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se i dyshuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, transmeton...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.