×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frika e koronavirusit, amerikanët blejnë bunkerë (FOTO)

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Është e lehtë të mbizotërojë paranoja gjatë këtyre kohërave të pandemisë. Agjentët e pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara thonë se disa nga klientët e tyre janë aq të shqetësuar, sa po kërkojnë siguri shtesë.

    Amerikanët kanë nisur ta gjejnë qetësinë tek bunkerët. Ato vendosen në oborret e shtëpive ose në zona të tjera, zbukurohen që të duken si shtëpi dhe kanë nisur të behën pjesë e blerjeve të banesave.

    Disa prej atyre që kanë marrë bunkere, i thanë VOA-s se kështu ndihen më të sigurtë. Në Dakotën e Jugut, aty ku dikur ishte një bazë ushtarake, tani është një fushë e mbushur me bunkerë privatë.

    Dy vjet më parë, të 575 bunkerët atje ishin bosh, ndërsa tani nuk gjen më asnjë të lirë. Shumica e tyre janë duke u rinovuar për t’iu përgjigjur nevojave të pronarëve të tyre të rinj. Ka njerëz që kanë shitur shtëpitë e janë vendosur aty.

    Robert Vicino i firmës Vivos xPoint, i cili po merret me shitje bunkerësh, thote se interesi për to është shtuar ndjeshëm që kur Shtetet e Bashkuara u goditën nga pandemia.

    “Kërkesat që na dërgojnë janë rritur deri 2000%, dhe shitjet e firmës sonë janë shtuar me mbi 400%, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë”, shprehet ai.

    Megjithëse bunkerët nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë drejtpërdrejt njerëzit nga koronavirusi, ata përfundimisht i bëjnë shumë prej tyre njerëzve  të ndjehen të sigurtë, dhe kaq u mjafton.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.