
Sot mbushen plot 21 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, ku iu dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Dita e Çlirimit të Kosovës shënoi kthesën më të madhe në histori.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Kjo ditë padyshim që u shoqërua me foto të paharrueshme të cilat do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë.
E tillë është edhe ajo e Shaban Belës, një i moshuar nga Kaçaniku i ishte gëzuar tej mase ditës së çlirimit të Kosovës, ditë kjo që e kishte ëndërruar kaherë.
