×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Forumet e organizuara nga OEK me rekomandime konkrete për rimëkëmbjen e turizmit

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar gjatë dy javëve të fundit një seri forumesh për të diskutuar rimëkëmbjen e turizmit pas pandemisë COVID-19. Këto forume janë organizuar bashkërisht me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

    Gjithsej janë mbajtur pesë sesione të ndryshme me pjesëmarrës nga fusha e turizmit e HoReCas (hotele, restorante dhe kafeteri), përfshirë: operatorë turistikë, agjensi udhëtimesh, ekspertë vendor e ndërkombëtar të turizmit, përfaqësues të nivelit komunal, menaxherë e pronarë të hoteleve e restauranteve, perfaqësues nga shoqata e gastronomëve, shoqata të turizmit, udhërrëfyes malorë, përfaqësues nga dogana dhe aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës.

    Temat që u diskutuan gjatë forumit ishin dëmet e shkaktuara nga pandemia në turizëm dhe sektorë tjerë të ndërlidhur, procesi i hapjes dhe adaptimi i operimeve në sektorin e turizmit, standardet e shëndetit dhe sigurisë, pako e rimëkëmbjes si dhe u dhanë rekomandime konkrete për lehtësimin e gjendjes.

    Qëllimi kryesor i këtyre forumeve ishte që të dilet me rekomandime të zbatueshme dhe të hartohet një agjendë për masat e nevojshme që duhen ndërmarrë më tutje për rimëkëmbje.

    Disa nga rekomandimet e dala nga diskutimet e pjesëmarrësve në forum janë:

    Hapja e zonës së gjelbër kufitare.

    Zvogëlimi i TVSH-së për sektorinë e hotelerisë dhe akterë tjerë të ndërlidhur me turizmin.

    Subvencionimi i pagave të punëtorëve të sektorit të HoReCa në vlerë prej 170 euro të parapara në pakon emergjente fiskale, të vazhdohet deri në fund të vitit 2020.

    Të bëhët ekzekutimi i mjeteve të parapara në pakon emergjente fiskale për të gjithë ata të cilët akoma nuk i kanë pranuar mjetet për pagat si dhe subvencionim të qerasë.

    Të zvogëlohet norma e interesit të kredive si dhe të largohen nga kategoria e riskut të lartë kompanitë nga sektori i HoReCa-së (hotele, restaurante, kafiteri).

    Të gjindet një modalitet se si të ju ndihmohet bizneseve me kreditë ekzistuese.

    Të përfshihet sektori i turizmit në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

    Të kthehet fokusi tek turizmi vendor dhe promovimi i turizmit vendor.

    Të përpilohet një strategji që stimulon qytetarët e vendit dhe diasporën të përkrahin dhe shfrytëzojne turizmin brenda kufijve(lokal).

    Të ketë instruksione dhe rregulla të qarta të cilat komunikohen në mënyrë të rregullt tek guidat, operatorët turistikë dhe akterët tjerë të turizmit.

    Ndërtimi i një platforme me qëllim vetëdijësues dhe informativ për masat që duhet ndjekur bizneset dhe hapat për menaxhim të krizave.

    Të përgatit një manual informativ (ilustrativ) për turistët që kanë si destinacion Kosovën.

    Mes tjerash, është konkluduar se është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të orientohet vëmendja nga turizmi, marrë parasysh se kjo industri është një ndër më të prekurat për shkak të masave kufizuese të marra për parandalim të pandemisë Covid-19, të cilat janë lehtësuar vetëm javëve të fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit...
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj katër zyrtarëve komunalë, përfshirë ish-drejtorin e Urbanizmit, A.B.,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), u është bashkuar asociacioneve kombëtare të shumë shteteve evropiane, duke u shkruar institucioneve qendrore të shteteve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen, ka deklaruar se tarifat e importit të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump i kanë kushtuar më...
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve S.T., E.B., dhe B.P. Në njoftim thuhet...
    Kronika25 Korrik 2025
    Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë. Sot në rrugën “Enver...
    Lajme25 Korrik 2025
    E bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar sot me Agron Gjeloshin. Ky i fundit është nipi...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është emocionuar nga intervista e Hashim THacin, e cila është realizuar prej paraburgimit në Hagë....
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ekziston një “mundësi 50-50” që Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje tregtare me Bashkimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.