×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Forcat ndërkombëtare ia dorëzojnë Irakut një bazë ushtarake

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Koalicioni i forcave ndërkombëtare, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoq nga baza ushtarake irakiane Taji dhe ia dorëzoi këtë bazë forcave të sigurisë së Irakut.

    Baza, që gjendet 20 kilometra në veri të Bagdadit, gjatë muajve të fundit ka qenë cak i sulmeve me raketa nga militantët e mbështetur nga Irani.

    “Lëvizja e personelit ushtarak të koalicionit është pjesë e një plani të koordinuar me Qeverinë e Irakut”, tha ky koalicion, duke shtuar se kampi Taji, historikisht ka qenë shtëpi e 2,000 trupave të koalicionit, shumica prej të cilëve janë zhvendosur që aty gjatë kësaj vere.

    Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,000 trupa të vendosura në Irak dhe rreth 2,500 të tjerë i përkasin vendeve të tjera që bëjnë pjesë në këtë koalicion.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.