×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ”Forbes”: Shqipëria, një tjetër vend i jetës së ëmbël

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Në Tokën e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas çdo zbulimi,  shkruan gazetarja Sabah Kaddouri për revistën e njohur ”Forbes”.

    ”Diçka po ndodh në Shqipëri. Mos është energjia krijuese e një rinie frymëzuese? Apo një dëshirë e fuqishme për të bërë një hap thelbësor në rrugën drejt biznesit dhe kohës së lirë?

    Ngjitur me veriun e Greqisë dhe përballë thembrës së ”çizmes’ italiane, në bashkimin e qytetërimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapësirave të mëdha të virgjëra dhe kryeqytetit të tij, Tiranës, i mbushur me ndërtesa  moderne.

    Një vend kontrastesh, që ndan emëruesin e përbashkët të mikpritjes.

    Peizazhe madhështore

    Tri të katërtat e territorit janë të gdhendura nga malet. Një parajsë për udhëtarët dhe një spektakël i përhershëm për turistët.

    E pikëluar me liqene, përfshirë burime të shumta termale, e mbështjellë me livadhe të rrethuara nga fshatra tradicionalë të ngjitur pas shpateve, Shqipëria zhvesh peizazhin e saj madhështor, që rrëfen shekuj bashkëjetese paqësore midis njeriut dhe natyrës.

    Në këto rajone të gjelbra, i mbushim mushkëritë dhe qetësojmë veshët.

    Ekziston edhe kënaqësia e ndarjes së momenteve autentike me vendasit dashamirës gjatë ndalesave për të shijuar gatime në ndonjë shtëpizë ose ndonjë natë të pafund. Shqiptarët janë shumë bujarë me këdo që qëllon të jetë mysafiri i tyre.

    Në skajin jugor të vendit, përgjatë bregdetit, Parku Kombëtar i Llogarasë (më i rëndësishmi në Shqipëri) përmban një natyrë të harlisur dhe të virgjër. Ky mur malesh, që ngrihet në më shumë se 2 000 metra, është shtëpia e një flore dhe faune të pasur, si shqiponja e artë, emblema e vendit. E pamundur për të mos u vënë re, kjo rrugë piktoreske të çon në bregdetin e Jonit.

    Ky gjeoturizëm historik praktikohet gjithashtu në rajonin jugor të Beratit, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një emërtim që i referohet pirgut të shtëpive tradicionale osmane në qytetin e vjetër, fasadat e të cilave janë ”shpuar” nga një numër i madh dritaresh.

    I shtrirë përgjatë lumit Osum dhe në kanionin e tij madhështor, qyteti mesjetar është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

    Berati dëshmon për bashkëjetesën paqësore të bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore gjatë shekujve. Lagjja e tij myslimane, e ruajtur shumë mirë, fsheh ndërtesa të jashtëzakonshme në bregun e djathtë, ndërsa lagjja e krishterë gjallëron bregun e majtë.

    Thirrja e detit

    E mbështjellë me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe të artë në mënyrë alternative, me limane të shumta me mijëra nuanca blu, Riviera Shqiptare është sekreti më i ruajtur i rusëve, ukrainasve, italianëve dhe britanikëve.

    Bregdeti fillon në Vlorë (më pak se dy orë nga Tirana) dhe shtrihet deri në Sarandë në kufirin grek, një kartolinë e përsosur prej 472 kilometrash përgjatë detit Adriatik dhe Jon. Një aromë ”jete të ëmbël” mbush numrin gjithnjë e më shumë në rritje të turistëve dhe shqiptarëve, të cilët kremtojnë jetën me shëtitje në det, me kripë e jod, mish të shijshëm të pjekur në skarë, shijime gatimesh lokale dhe mbrëmje festive.

    Ka shumë vende për të eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palasës, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shumë arsye për t’u rikthyer.

    Në Vlorë, ju mund edhe të pushoni në një hotel të vendosur në një shkëmb! Në epokën e Instagram, kjo vendndodhje sheh një kontigjent në rritje të njerëzve kuriozë.

    Kjo rritje e vendit në hartën e udhëtarëve shpjegohet gjithashtu edhe me menaxhimin e mirë të krizës shëndetësore: Shqipëria është ndër kombet më pak të ndikuara nga COVID-19.

    Destinacioni mirëpriti gati 6,5 milionë vizitorë verën e kaluar, një rekord.

     

    Drejt Tiranës, kryeqytet vibrues

    Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqipërisë që nga viti 1920, Tirana është një qytet simbolik, si edhe një qytet muze. Çdo cep rruge jep dëshmi për peripecitë e historisë. Një roman kombëtar me kaq shumë ngjarje!

    Kjo dritare mbi Europën, gjithashtu dera për në Azi, tërhoqi perandoritë më të mëdha: romakët, bizantinët, osmanët…

    Vendi i shenjtores Nënë Tereza, ka përjetuar gjithashtu një nga diktaturat më të përgjakshme komuniste të shekullit XX nën zgjedhën tiranike të Enver Hoxhës, sprova të cilat kanë kontribuar fuqishëm në forcimin e shpirtit elastik, patriotik dhe të bashkuar të popullit shqiptar.

    Si një feniks që ngrihet vazhdimisht nga hiri i tij dhe gjithmonë shikon të ardhmen me shumë optimizëm, perla e Ballkanit tani është në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

    Një shëtitje në Tiranë do të thotë të shkosh para dhe prapa midis traditës dhe modernizmit, midis artit sentimental dhe sofistikimit.

    Ndër vendet e domosdoshme për t’u vizituar: Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj të kushtueshme, një nga më të bukurat në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar me fasadën e tij të mbuluar me mozaikë për lavdinë e heronjve shqiptarë, lagjja e Bllokut apo studioja e artistit të madh shqiptar, Agim Rada, një piktor, skulptor që më shumë se një herë i dha despotizmit të Enver Hoxhës një goditje artistike. Krijimet e tij mund të vizitohen në shtëpinë e tij në qendër të qytetit. Një vend përkujtimor, që nuk duhet humbur, për ata që duan të kapin gjithë ndërlikueshmërinë dhe poezinë e Tokës së Shqiponjave./Burimi:ATA

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.