×
  • Lajme
  • Lajme

    Florim Isufi prezanton harta: Në çdo version të shkëmbimeve territoriale, Kosova humb

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Çfarëdo ideje për ndërrim territoresh me Serbinë, do të ishte humbje për Kosovën. Ish-anëtari i Komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit shtetëror, Florim Isufi, përmes hartave të përgatitura tregon për të gjitha idetë që janë diskutuar nëpër qarqe të ndryshme diplomatike, e të cilat nuk shkojnë në favor të Kosovës.

    Ideja që po shtyhet para, nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për shkëmbim territoresh me Serbinë, sipas ish-anëtarit të Komisionit për shënjimin e kufirit shtetëror, Florim Isufi do të ishte humbje për Kosovën.

    “Zakonisht po flitet se Kosova do të jep territore që i janë bashkuar në vitin 1958 dhe do të merret Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Realisht po të shohim ka një dallim të madh në kilometra. Kosovës në vitin 1958 i janë dhënë vetëm 197 kilometra katrorë, ndërsa Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë territor mbi 1,500 kilometra katrorë që do të thotë se është një diferencë e madhe. Edhe nëse pretendohet që të jepet ndonjë territor më i madh Kosova do të jetë e humbur”, tha gjeografi Florim Isufi.

    Sipas tij, përmes këtyre ideve po tentohet të fshihet disbalanca e shkëmbimit të territoreve.

    “Vendbanimet që i janë marrë Kosovës pas luftës së dytë botërore e që do t’i ktheheshin Kosovës me shkëmbim janë shumë të pakta dhe kryesisht kordrinoro-malore, qasja në të cilat është shumë e vështirë. Pra të gjithë ata që pretendojnë se duhet të bëhen shkëmbime të territoreve që i janë marrë Kosovës në vitin 1958 me ato që janë dhënë ka një disbalancë të madhe kualitative”, deklaroi për RTV Dukagjinin Florim Isufi.

    Përmes hartës që ka përgatitur, ai sqaroi për idetë e shkëmbimit, që si ish-anëtar i Komisionit për kufirin shtetëror ka arritur t’i mbledhë, e që janë diskutuar në qarqe të ndryshme diplomatike.

    Prandaj ai po shton se në asnjë mënyrë Kosovës nuk i konvenon të diskutoi për territorin.

    “Të gjitha të dhënat që janë përfolur ne i kemi analizuar dhe në asnjë variantë të shkëmbimit të territoreve, Kosova nuk përfiton”, deklaroi profesori universitar Florim Isufi.

    Ditë më parë, kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ri përsëriti se është pro që në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, një pjesë e fshatrave të Lesposavitit t’i jepen Serbisë, kurse Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i kthehet Kosovës.

    Por një ideje të ngjashme ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi, por që nga spektri politik në vend por edhe ndërkombëtar nuk po gjen mbështetje publike.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj mënyrës se si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u lejua të vizitonte...
    Lajme13 Mars 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur nderin e tij të pres disa anëtarë të stafit të Ambasadës për iftar, në...
    Lajme13 Mars 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shpërndarë në Facebook-un e saj postimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili publikoi foton e...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postimi ka komentuar figurën e Hashim Thaçit si një lider i vërtetë i një shteti. Kelmendi ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Takimi në Zyrën Ovale midis presidentit Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, po vazhdon ende. “Ukraina ka rënë...
    Lajme13 Mars 2025
    Prishtinë- Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve nuk ishte pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, është ndëprerë seanca fillestare të...
    Vip13 Mars 2025
    Me siguri këtë nuk e prisnit! Kelly dhe Egli Tako bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor. “Ti” mban titullin bashkëpunimi...
    Lajme13 Mars 2025
    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 1 mijë e 108 goma, të cilat një kompani emri i së cilës nuk është bërë i...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.