×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Flet Policia për pretendimet e Gucatit se veterani i UÇK-së u keqtrajtua në Graçanicë

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Organizata e Veteranëve të Luftës po pretendon se Naim Beqiraj, ish-luftëtar i UÇK-së, është keqtrajtuar nga Policia e Kosovës në stacionin policor të Graçanicës.

    Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, dje me anë të një postimi në Facebook, tha se Beqiraj është keqtrajtuar psiqikisht, vetëm sepse sipas tij i njëjti është veteran i luftës dhe i pajisur me librezë të UÇK-së.

    “Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin”, shkruante dje ndër të tjera Gucati.

    E në lidhje me këto pretendime, kanë folur nga Policia e Kosovës

    Ata në një përgjigje dhënë lajmi.net kanë thënë se Beqirajt i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, mirëpo se i njëjti nuk ka paraqitur ankesë për keqtrajtim të mundshëm.

    “Sa i përket pyetjes suaj me datën 19.08.2020, rreth orës 01:00, nga ana e policisë, palës në fjalë i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Bazuar në të dhënat që kemi deri tani nuk ka ndonjë ankesë që pala ka paraqitur te ne”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për lajmi.net.

    Ndonëse nga Policia nuk i kanë mohuar pretendimet e Gucatit, ata kanë ftuar Beqirajn, mirëpo edhe secilin person tjetër, që në rast të ndonjë lëshimi eventual, ankesat t’i drejtojë në organet kompetente.

    “Në të gjitha rastet (edhe në këtë rast) ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor, ftojmë palën që shqetësimet t’i adresoj në institucione kompetente”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

    Ndryshe, nga OVL e UÇK-së kanë paralajmëruar se për situata të tilla, kjo organizatë do të reagojë në formën të cilën ata e konsiderojnë të arsyeshme.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit. I biri i tij këtë javë erdhi në...
    Lajme16 Mars 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Enver Hoxhaj është shprehur...
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit. Ai, përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Lajme16 Mars 2025
    Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësi për...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.