×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin analistët: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi në fund të këtij viti, nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë u takua në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në përpjekje për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet të dyja shteteve, raporton portali Front Online.

    Por ky takim i Hotit me kreun e Serbisë, u kritikua nga partitë opozitare në Kosovë.

    Vazhdimi i dialogut ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE-së, është parë si dialog teknik.

    E, pas kritikave të marra, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot përmes një statusi ka  thënë se nuk ka dialog teknik, por vetëm dialog për arritjen e një marrëveshje me njohje reciproke.

    Lidhur me këtë, në një prononcim për portalin Front Online, ka folur analisti politik, Ramush Tahiri.

    Ai tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale deri më tani ka qenë vetëm teknike, ku është biseduar për tema konkrete.

    “Dialogu deri tani ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së ka qenë vetëm teknik, janë zhvilluar për  temat konkrete, sepse BE-ja  si ndërmjetësues por edhe palët janë dakorduar që temat që janë në mes dy shteteve të zgjedhën një nga një dhe i kanë parashtruar diku 36 temat apo marrëveshje duke i përfshirë edhe tri temat e Grenellit që kanë qenë, transporti rrugor,  ajror dhe hekurudhor. BE-ja asnjëherë nuk ka shfaqur interesim që Kosova dhe Serbia  të kenë marrëveshje për normalizim të  marrëdhënieve apo marrëveshje finale”, tha ai për Front Online.

    Analisti Tahiri tha se Serbia asnjëherë nuk është pajtuar që në tryezën e bisedimeve të jetë tema e njohjes së Kosovës, por çështjet tjera të cilat janë me interes për Serbinë.

    “SHBA-të që nga fillimi  kanë insistuar që Kosova dhe Serbia duhet të kenë njohje reciproke dhe të vendosin marrëveshje gjithëpërfshirës dhe të vendosim marrëdhënie diplomatike, Serbia nuk po pajtohet me pas bisedime për njohjen e Kosovës, por po i bisedon ato që i ka interes temat e ndryshme”, tha ai për Front Online.

    Tahiri tha se BE-ja dhe SHBA-ja në raport me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë taktika të ndryshme.

    Ai tha se BE-ja ka taktikë që shtetet t’i zgjedhin temat një nga një dhe më pas të arrihet marrëveshja finale, ndërsa SHBA-ja dëshiron marrëveshje finale që më pas Kosova dhe Serbia t’i zgjedhin çështjet e ndryshme si dy shtete sovrane.

    “Duket Evropa e ka taktikë që shtetet t’i zgjedhin një nga një temat dhe mandej me konstatuar se marrëdhëniet janë normalizuar dhe me ardhë deri të marrëveshja finale. Kosova dhe SHBA-të po insistojnë që t’i  vendosen marrëdhëniet e njohjes dhe atëherë Kosova dhe Serbia t’i zgjedhin çështjet si dy shtete  sovrane dhe të pavarura, d.m.th. deri tani ka shkuar vetëm teknike”, tha Tahiri për Front Online.

    Analisti Tahiri u shpreh optimist se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të arrihet në fund të viti ashtu siç ka thënë SHBA-ja.

    “Unë pres se deri në fund të vitit të bëhet marrëveshja finale dhe të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë ashtu siç kanë thënë”, u shpreh ai për Front Online.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Deputetja e LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të kryesisë së partisë, që kanë rrjedhur në media. Lushaku-Sadriu ka renditur tri...
    Lajme01 Prill 2025
    Gazetari i njohur Mehmet Gjata është deklaruar rreth propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke e quajtur këtë...
    Lajme01 Prill 2025
    Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente brenda një periudhe të shkurtër kohore, ku pësuan lëndime të lehta trupore...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të...
    Lajme01 Prill 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur  pakënaqësinë e tij ndaj propozimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke...
    Lajme01 Prill 2025
    Avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Mentor Beqiri, ka thënë se procesi i gjykimit ndaj klientit të tij, por edhe ndaj Hashim Thaçit,...
    Kronika01 Prill 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet....
    Lajme01 Prill 2025
    Një qytetar nga Fushë Kosova ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e rrymës që ka zgjatur për më shumë se 8...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.