×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fjolla Morina nuk ishte vetëm: Ky ishte biznesmeni që shoqëronte atë kur u arrestua

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Ka qenë ora 00:07 minuta e mesnatës së 19 shtatorit 2020, ku tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në kushtet e flagrancës 34-vjeçaren Fjolla Morina.

    E reja me arsim të mesëm, e papunë, por me profesion këngëtare është kapur “mat” nga policia kufitare, pasi në çantën e saj të dorës, ju gjet një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjetë i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Mandej policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

    Por një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni shok i saj 29-vjeçari Fisnik Syla, ky i fundit pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

    Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit,

    Fjolla Morina ka dhënë këtë dëshmi si më poshtë:

    Pyetje:

    Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

    Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vete dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi future në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

    Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?

    Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.

    Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

    Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

    Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Të kanë deklaruar në polici se: “…jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”

    Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak. Ndërsa arma tjetër, e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pas funeralit të Papa Françeskut në prani të liderëve të shumtë botërorë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministren italiane Giorgia...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili gjendet në burg është shprehur se në 11 maj ai do të zgjidhet...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Dy grekë nga Patra dhe një shqiptar janë arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.