×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kuvendi i Kosovës sot ka filluar të mbajë seancën e radhës me 40 minuta vonesë për shkak se kishte për të filluar në ora 10:00.

    Janë tre seanca plenare që do të mbahen – dy të lëna në gjysmë më parë dhe një do të jetë e re.

    Vazhdimi i seancave do të jetë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për votimin e propozim rezolutës së Kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun.

    Kurse seanca e re ka të bëjë me kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në hyrje të seancës ka thënë se të gjithë deputetët duhet të respektojnë rekomandimet e MSH-së për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    “Dua t’ua tërheq vëmendjen lidhur me rëndësinë e masave nga pandemia Covid-19. Duke u bazuar në manualin e ministrisë. Gjatë seancës janë të obliguar gjithë deputet e gjithë administratat dhe të gjithë anëtarët e kabinetit në mënyrë strikte , distanca fizike prej dy metra dhe përdorimi i maskave nga secili. Kushdo që i shkel rregullat nuk lejohet qëndrimi në seancë”.

    “Kërkohet të mbahet higjiena. Rekomandohet të diskutohet nga ulësja që të kemi sa më pak njerëz që e përdorin foltoren kryesore. Duhet të dezinfektohet vazhdimisht foltorja. Do të kemi pauza për t’u ajrosur salla plenare. Gjithë ata që kanë simptoma (kollë, probleme me frymëmarrje) të qëndrojnë në shtëpi. Nëse keni qenë rast kontakti vetëizoloheni për 14 ditë e të mos keni kontakt. Rregullat e rekomandimet tjera i gjeni edhe në dokumentet tjera të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë si manuali por edhe në vendimet e marra së fundit, që kërkoi Ministria e Shëndetësisë a Qeveria t’ia dërgojë Kuvendit me shkrim”, ka thënë Osmani.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/294331231759565/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në...
    Lajme17 Maj 2024
    Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, ka...
    Lajme17 Maj 2024
    Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e derivateve në vend. Mbledhja pritet të nisë nga ora...
    Lajme17 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota, deklaron për FrontOnline se mesazhi për zgjedhje, është dhënë nga darka e realizuar mes kryetarit...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline deklaron se e pëlqen më shumë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti ose ia dëshiron më...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për FrontOnline, deklaron se shkuarja në zgjedhje të reja, është e paraparë me ligj, por se duhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.