×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon puna për formimin e Gjykatës Komerciale

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Gjykatën Komerciale ku është prezantuar vizioni fillestar i projektligjit.

    Përmes këtij projektligji, parashihet krijimi i Gjykatës Komerciale që do të jetë gjykatë e specializuar e ndarë në dy nivele (themelore dhe të apelit) me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e cila do të jetë adresë e vetme që do të merret me shqyrtimin dhe vendosjen e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridikë në Kosovë.

    Po ashtu, ky projektligj parasheh që Gjykata Komerciale të ketë buxhetin e vet me një strukturë gjyqtarësh dhe staf të mjaftueshëm profesional.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës me datë 23.03.2020 me vendimin nr. 04/15, ka aprovuar Koncept Dokumentin për reformë Gjyqësore në Drejtësinë Komerciale dhe rrjedhimisht në kuadër të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2020 është përfshirë edhe Projektligji për Gjykatën Komerciale”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

    “Themelimi i një gjykate të tillë të specializuar është edhe rekomandim i procesit të Rishikimit Funksional të Sistemit të Sundimit të Ligjit, proces ky i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, me përfshirje të gjerë të akterëve vendorë dhe të partnerëve tanë strategjikë”.

    Procesi i hartimit të këtij Projektligji po mbështetet nga programi për Drejtësi Komerciale i USAID-it.

    Takimi i Grupit Punues është kryesuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ndërsa të pranishëm ishin edhe : James Haines, gjyqtar Federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka kontribuar në hartimin e draftit fillestar të projektligjit, përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor, si dhe akterë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Ministria e Drejtësisë thotë se do të angazhohet që procesi i hartimit dhe finalizimit të Projektligjit për Gjykatën Komerciale të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiakët e tij, sot do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Sot mbushen 35 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në shtator dhe tetor 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin 60-70 minuta, për momentin. E në Jarinje ato...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pas vendimit që në Shqipëri të mbyllet Tik-Toku, një gjë e tillë po kërkohet edhe në Kosovë. Këtë dëshirë e shprehën prindërit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.