×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë takimet Kosovë-Serbi në Bruksel

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Në Bruksel kanë nisur takimet në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Siç është bërë tashmë praktikë, edhe sot palët së pari zhvillojnë takime bilatarele me të dërguarin e Posaçëm për dialog Mirosllav Lajçak dhe zyrtarët e BE-së, e më pas zhvillohet edhe takimi i përbashkët ndërmjet tri palëve.

    Takimet bilaterale të BE-së me delegacionin e Kosovës, e pastaj edhe atë të Serbisë do të zgjasin tërë paraditen. Pastaj do të ketë një pushim për drekë për të vazhduar pasdite me takimin trepalësh. Sipas burimeve të BE-së, të cilat nuk kanë dhënë shumë hollësi, gjatë takimeve të sotme do të diskutohet për dy tema; të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Për të dy këto tema ishte diskutuar edhe në takimin e fundit në nivel ekspertësh në muajn korrik.
    Delegacionin e Kosovës në bisedimet e nivelit të ekspertëve e udhëheq koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai pritet të jetë i shoqëruar edhe nga Muhamet Mustafa dhe Ibrahim Makolli si ekspertë për temat që janë në rend dite.

    Delegacionin e Serbisë e udhëheq shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    Prej kur kishte rifilluar dialogu në nivelin e lartë, pos dy takimeve të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zhvilluar edhe tri takime në nivel ekspertës. Shefi i delegacionit të Kosovës në këto takime, Skender Hyseni, gjithmonë ka insistuar se bisedimet janë politike e jo teknike dhe se në to po përgatitet marrëveshja gjithëpërfshirëse, e cila do të përmbajë edhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në anën tjetër, delegacioni i Serbisë ka hedhur poshtë se po flitet për njohjen e Kosovës dhe ka insistuar se duhet të flitet edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, të cilat janë arritur më parë në këtë dialog.

    Një javë pas takimit të sotëm në Bruksel, do të zhvillohet edhe takimi i nivelit të lartë në Uashington i thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në BE atë takim nuk e shohin si konkurrencë apo garë mes tyre dhe SHBA-së, por vetëm si plotësim të përpjekjeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Gjatë vjeshtës, sipas burimeve të BE-së, pritet një rritje e dinamikës së takimeve, si në nivelin e lartë, ashtu edhe në atë të ekspertëve.

    Në pjesën e parë të shtatorit do të mund të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, ndërsa takimet e ekspertëve do të mund të zhvillohen rregullisht, së paku një herë në javë, nëse rrethanat do të mundësojnë një gjë të tillë dhe palët do të kenë gatishmëri.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet e “Freedom House” dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit që...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë fjalim në protestat pro-palestineze që po ndodhin në mbarë vendin në kolegje dhe universitete. Kështu...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj. Nuk është bërë...
    Lajme02 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku raportohet se, një 57-vjeçar, dyshohet se, duke qenë në...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas njoftimit që ka lëshuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme”, duke iu referuar...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se fjalori i VMRO-DPMNE-së – aktualisht në opozitë –  gjatë fushatës tregon që pozita e...
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.