×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Seancë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën më 15 maj

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj.

    Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema konkrete e debatit e as kush do të flasë në seancë.

    Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me kërkesë të Rusisë, e mbajti të martën një seancë të jashtëzakonshme për Bosnjë e Hercegovinën. Moska e përmendi si arsye të diskutimit “prishjen e situatës së sigurisë dhe rreziqet e cenimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe”.

    Debatet në Këshillin e Sigurimit po zhvillohen në kohën kur Serbia dhe politikanët e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, së bashku me aleatin e tyre Rusinë, po lobojnë kundër miratimit të një rezolute të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, e cila pritet të jetë në rend dite gjatë këtij muaji.

    Të enjten, propozimi final për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB.
    Në propozimin final për rezolutën, e cila iu dërgua Radios Evropa e Lirë nga Qendra Memoriale Potoçari, vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

    OKB-ja, siç thuhet në tekst, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

    Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cilësoi si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku më shumë se 8.000 burra dhe djem u vranë nga Ushtria e Republikës Sërpska.

    Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
    Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

    Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu.

    Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Sërpskas e mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995, duke e cilësuar vetëm si “krim” atë që kishte ndodhur. /REL

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani. Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline deklaron se e pëlqen më shumë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti ose ia dëshiron më...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për FrontOnline, deklaron se shkuarja në zgjedhje të reja, është e paraparë me ligj, por se duhet...
    Lajme17 Maj 2024
    Procesi i nisur me 5 prill i regjistrimit të popullsisë do të përfundojë sot. Përveç regjistrimit të popullsisë, gjatë më shumë se...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë...
    Lajme17 Maj 2024
    Zyrtarë të lartë e figura të fuqishme të PDK-së kanë folur për FrontOnline lidhur me darkën e fundit mes kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.