Ferizaj i ka uruar mirëseardhje transferit të vet më të ri, mesfushorit kroat, Marko Musulin.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.
“Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska”.
“Musulin karakterizohet për kontrollin e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta”.