×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fauci: SHBA-ja nuk ka më nevojë për izolim

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Eksperti amerikan për koronavirusin, Anthony Fauci ka thënë se nuk i sheh më Shtetet e Bashkuara duke u kthyer në izolim, pavarësisht rritjes së shkallës së infektimit.

    “Nuk mendoj se do të flasim për kthim në izolim”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, AFP.

    “Mendoj se ne do të diskutojmë mundësi për të kontrolluar më mirë zonat që kanë më së shumti raste”.

    Derisa ish-epiqendra amerikane, Nju Jorku, duket se ka vënë nën kontroll shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, shkalla e infektimit vazhdon të jetë e lartë në shtetet tjera.

    Fauci ka thënë se duhet të ketë një qasje të lokalizuar të hapjes së shteteve, në mënyrë që në zonat ku nuk ka raste të reja të hapen shkollat, derisa pjesët tjera të mos marrin masa të reja.

    Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për këtë pandemi, ka thënë se është optimist që shumë shpejt do të zbulohet një vaksinë, teksa testimet e hershme i ka konsideruar “inkurajuese”.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja është prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

    Atje janë regjistruar 2,191,052 raste të të infektuarve, derisa 118,434 prej tyre kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një 39-vjeçar është kapur në Greqi, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte tentuar të vriste një person në Korçë. Policia...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Njëri prej figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu sot mbush 65 vite jetë, megjithatë ndryshe nga gëzimet e zakonshme, kjo...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pret ndryshime as sot në seancën e 47-të konstituive. Megjithatë, para mediave,...
    Lajme15 Korrik 2025
    Shukri Buja ka reaguar me kundërshtim të hapur vendimin e djeshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili në rigjykim la fajtor...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës-së, djali i Jakup Krasniqit, Altini ka thënë se ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot i...
    Lajme15 Korrik 2025
    55 vjeçari Agim Berisha, e ka humbur jetën pasi u vetaksidentua dje në autostradën “Ibrahim Rugova”. Bëhet e ditur se viktima vjen...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.