Fauci: Nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se nuk pret që vaksina e koronavirusit të bëhen e detyrueshme për të gjithë amerikanët.
“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë masën e detyrimit për vaksinim, veçanërisht për publikun e gjerë”, tha Fauci gjatë një forumi të mbajtur online, transmeton BBC.
“Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, tha ai.
Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili më herët tha se ai dëshiron që vaksina ndaj koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, të bëhet e detyrueshme “aq sa është e mundur” për të gjithë australianët.
Morrison i bëri komentet derisa qeveria e tij nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze “AstraZeneca” për të prodhuar vaksinën e mundshme ndaj COVID-19, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit.
Studiuesit shpresojnë të kenë rezultate të një prove të efikasitetit të fazës së tretë deri në fund të vitit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.
Dy fazat e para të testimit përfshijnë një grup më të kufizuar njerëzish, por faza e tretë e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, thotë OBSH-ja, e cila ka kërkuar nga të gjitha kompanitë dhe shtetet që t’i përmbahen udhëzimeve për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.