×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Sejdiu tregon për personin e afërt të prekur me COVID-19

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka treguar për personin e afërt të familjes i cili është prekur nga koronavirusi.

    Sejdiu ka thënë se i infektuar me Covid-19 në familjen e tij ka qenë djali i tij i vogël. Ai gjithashtu tha se e ka kapërcyer virusin me vetizolim në shtëpi.

    “Djali im i vogël është infektuar dhe e ka kapërcyer këtë sfidë në vetizolim në shtëpi”, është shprehur Sejdiu.

    Tutje, ai komentoi situatën politike në Kosovë, ai tha se qeveria e Avdullah Hotit të LDK është në një situatë shumë të vështirë.

    “Kjo kohë është tepër sfiduese. Balancat janë delikate. Kemi parë disa lëvizje interesante ditët e fundit, ajo e Ramush Haradinajt me pakënaqësinë e tij dhe një reagim të zotit Limaj,” tha Sejdiu.

    Kjo qeveri po mbahet në këmbë edhe nga Lista Srpska, ndërkohë që përballë ka një opozitë me numra të shumta, tha ai.

    “Është një sfidë në përballje me temat e mëdha. Uroj t’ia dalë, por nuk e di sa do ketë sukses. Kemi tema që mund të sjellin reagime nga Lista Srpska,” tha ai për Syrin.

    I pyetur se përse Haradinaj dhe Limaj po shprehin rezerva, ai dha dy arsye. Sipas tij, PDK, pas akuzave ndaj Hashim Thaçit, mund të synojë të futet në qeveri.

    “Janë çështje të shumta që mund të krijojnë mozaikun. E para është krijimi i qeverisë me numra të pakëta. E dyta është gatishmëria e PDK për të hyrë në një koalicion të ri,” tha Sejdiu.

    “Kjo qeverisje e ka të vështirë të mbahet pasi balancat janë të brishta”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.